Hyri në fuqi rregullorja e re e Be-së për produktet e duhanit

Hyri në fuqi rregullorja e re e Be-së për produktet e duhanit

59
SHPËRNDAJE

Sipas rregullimeve të reja imazhet shkëshilluese e paralajmëruese dhe do të vendosen mbi paketat e duhanit dhe cigareve në vendet e BE-së duhet të zënë 65% të sipërfaqes së jashtme në pjesën e përparme dhe të prapme të paketës.

Gjithashtu ndalohet shënimi mbi paketat e cigareve të shprehjeve, si: “light” (që do të thotë ‘e lehtë’), “natyrale”, organike” me arsyetimin se këto e orientojnë gabimisht përdoruesin.

Paketat e cigareve nuk do të mund të shiten në ambalazhin me 10 cigare, por vetëm në formën e paketave që përmbajnë 20 cigare.

Kurse paketimet me duhan të hapur mund të përmbajnë minimumi 30 gram.

Kompanitë që tregojnë produkte duhani prodhimet e tyre duhet ti shesin brenda një viti si dhe janë të detyruara të prodhojnë produkte të reja sipas standardeve (të ndryshuara, të reja).

Shitja e cigareve me mentol do të ndalohet duke filluar nga data 20 maj 2020

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.