Hillary Clinton, vizitë surprizë në dy restorante shqiptare, në Pennsylvania

Hillary Clinton, vizitë surprizë në dy restorante shqiptare, në Pennsylvania

83
SHPËRNDAJE

ish Zonja e Parë, mikja e madhe shqiptarëve, mbasi mori mbështetjen e madhe të mijëra shqiptarëve të New Yorkut, gjatë këtyre ditëve, duket se ka kërkuar të njëjtë gjë me mbështetjen e shqiptarëve në Pennsylvania. Sidomos, atyre të komunitetit shqiptar, në Filadelfia, dhe zonat për rreth.

Dje, para, fjalimit të saj në qytetin Dunmore, Hillary Clinton, u ndal në dy restorantet e shqiptarëve në këtë, qytet i cilësuar “Qyteti i dritave”, të cilët janë të njohur, në të gjithë qytetin për gatimet e specialiteve të restoranteve italiane, në qytetin e tyre.

Siç trasnmetoi televizioni TV6abc, i Filadelfias, Clinton, u bashkua me dy vëllezërit pronarët e restorantit në Casa Bella Ristorante, në orën 7:30 të darkës, duke marrë një pritje të madhe entusiaste, nga pronarët e saj dhe klientët e shumtë.

Clinton shtrëngoi duart dhe bëri nga një selfie për të kënaqur pothuajse secilin prej tyre, dhe foli me disa duke u kërkuar mbështetjen .

Ajo u takua me shqiptarë përreth njëzet minuta edhe në lokalin e një familjeje nga Kosova, në qytetin Scranton, ku jeton prej 26 vitesh.

Hillary Clinton, gjatë vizitës në këtë qytet Scranton, të Pennsylvanias, eshtë takuar me pronarët e restaurantit, dhe anëtarët e familjes, Kadri e Fatmir Murtaj, që jetojnë në Scranton të Pensilvanisë, dhe që janë pronarët e restaurantit, kështu tē paktën kanë shkruar ata në profilin e tyre në Facebook, duke thënë se eshte pak personale por ata duan t’a ndaj me të gjithë, kënaqësinë e tyre, shkruajn ata : duke thënë “se ndihemi krenar për vizitën që Hillary, na ka bërë në restorantin tonë”.

Më tej ata shkruajnë se” Sot në restorantin e familjes tonë në Amërikë, na nderoi me prezencën e saj zonja Hillari Klinkton. Ndihemi krenar që zgjodhi pikërisht restorantin e një shqiptari aq më shumë një Hogoshtasi (Komuna e Kamenicës -Kosovë) ( Kadri e Fatmir Murtaj pronarët e restorantit), kanë thënë ata.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.