Guardia di Finanza kap jahtin e shqiptarëve me 4 ton marihuanë

Guardia di Finanza kap jahtin e shqiptarëve me 4 ton marihuanë

42
SHPËRNDAJE

Policia italiane dhe Guardia Di Finanza kanë kapur 3 ton e 992 kg marihuanë dhe kanë arrestuar tre shqiptarë, që po e transportonin atë me një jaht. Droga u zbulua gjatë një operacioni të GdF në kuadrin e një operacioni të policive të tre shteteve, Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi.
Mediat italiane njoftuan se agjentët e Guardia di Finanza e kanë ndaluar jahtin në brigjet e Gargano-s dhe kanë sekuestruar në të një ngarkesë marihuane. Ky operacion është kryer nga Guardia di Finanza në koordinim me rojen bregdetare të Taranto-s. Të tre personat që u gjetën në bord janë arrestuar.” 

Në orët e para të mengjesit nga ana e GdF Italiane u be i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SH.B.A.(Delaware) Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues. Në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë. F.M, E.V, dhe E.M. Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes. Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare. Rezervohemi për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor. Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.