Grindje ne Portez , plagoset me arme 40 vjecari

Grindje ne Portez , plagoset me arme 40 vjecari

165
SHPËRNDAJE

Patos!
Informacion paraprak
Më datën 13.02.2017, rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Portëz”, për shkak të një grindje të çastit, është plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë, shtetasi A.K, 40 vjeç, banues në fshatin Rrërës, Patos.
Shtetasi A.K ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin 

 

 

Patos!

 

Policia brenda një kohe te shkurter kap dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar të plagosjes së sotme në Portëz.

 

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në Portëz, ku pas një grindje të çastit mbeti i plagosur në këmbë shtetasi A.K., menjëherë Policia bëri të mundur identifikimin e autorit dhe i’u vu në ndjekje tij.

 

Gjatë ndjekjes së autorit, në mënyrë të organizuar, Strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, bën të mundur kapjen dhe arestimin ne flagrance te autorit , shtetasit:

 

Genci Bregu, 40 vjeç, banues në Portez.

 

Gjatë kapjes së autorit, i’u sekuestrua edhe arma tip Pistoletë me të cilën kishte qëlluar shtetasin A.K.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.