Gjenden 300 milionë lekë në banesën e gjyqtarit të Apelit

Gjenden 300 milionë lekë në banesën e gjyqtarit të Apelit

107
SHPËRNDAJE

Me kërkesë së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjatë mbrëmjes së të enjtes, policia e Tiranës ka kontrolluar e banesën së gjyqtarit të Apelit, në Tiranë, Sh.Miri. Gjyqtarit i janë gjetur në banesë rreth 300 milionë lekë të vjetra.

Burime bëjnë me dije se prokuroria ka disa muaj që po heton për dyshimet për korrupsion rreth gjyqtarit. Sipas grupit të hetimit, gjyqtari i Apelit dyshohet të ketë marrë 20 mijë euro për të ndryshuar kualifikimin e një vrasjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1998.

Dyshohet se gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje. Shtetasi i akuzuar quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në SHBA. Shtetasi Gentian Doda njihet si “kundërshtar” i famijles ‘Dedja’.

BW

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.