Germenji, një vend turistik që nuk duhet humbur 

Germenji, një vend turistik që nuk duhet humbur 

700
SHPËRNDAJE

Një nga vendet më piktoreske në jugun e Shqipërisë është dhe Sheleguri, një vend i vogël e shumë i bukur, në rrethin e Ersekës, drejt rrugës për në Leskovik.
Zona quhet rezervati natyror Gërmenj-Shelegur, një destinacion i natyrës shqiptare që ju ofron bukuri të pafundme, në çdo stinë të vitit. Është një zonë ndërkufitare shumë e bukur, në jugperëndim të Ersekës ku harmonizohen malet me luginat e thella, ligatinat, përrenjtë e rrëmbyer e sidomos pyje të dendur të përzier bredhi e lisi, por ku dominon pisha e zezë. Vende ideale për të zbuluar natyrën me shëtitje të gjata, piknikë e ngjitje në mal e sidomos për aventurierët e natyrës.
Megjithëse nuk ekzistojnë shtigje ekzistuese formale, zona ofron shumë mundësi për udhëtime në këmbë ose kampingje, me një rrugë të përshtatshme që të çon në fshatin e Gërmenjit dhe një rrugë tjetër e vjetër që përdorej dikur si rrugë e karvanëve midis Janinës në Greqi dhe Korçës.
Itinerari për të kapur këtë vend është i thjeshtë. Ju ndiqni rrugën nacionale Korçë-Ersekë- Leskovik. Tabela që ju orienton për mbërritjen, ndodhet midis fshatit Radanj dhe fshatit Gërmenj, 25 km para se të mbërrini në Leskovik.
Gjithë udhëtimi juaj deri në Gërmenj, është një zinxhir fshatrash të bukur që fillojnë sapo le pas Korçën. Aty fillon dhe natyra e bukur nëpër Boboshticë, do të shihni në sfond Drenovën, do të kaloni nëpër Selenicë, përmes leskov1Ersekës, Borovës, Barmashit, derisa të keni mbërritur në destinacion. Kjo bukuri vazhdon edhe nëse e shtyni itinerarin tuaj drejt Leskovikut, duke kaluar më andej, nëpër Çarshovë e drejt Përmetit.
Një nga bukuritë natyrore më tërheqëse është dhe liqeni i Shelegurit. Ndodhet pak kilometra pasi keni kaluar Sotirën. Është një panoramë e mrekullueshme, ku përtej ujit në sfond dallohen edhe kreshtat e vargmaleve të Nemërçkës.
Rrënojat e kështjellës së Radanjit, në jug të pyllit të Gërmenjit, rreth një km udhëtim më këmbë nga rruga kryesore, ofrojnë pamje të rrënojave të vjetra Ilire, të cilat kanë një rëndësi të madhe historike.
Pyje pa fund dhe liqene të kaltërt si ai i Gramozit që ndodhet në majë të malit të Gramozit, një rrugë e vështirë por sfiduese për adhuruesit e sporteve ekstreme dhe aventurës.
Është dhe një ujëvarë që quhet Ujëvara e Leskovikut dhe ndodhet buzë rrugës nacionale Ersekë-Leskovik, e fshehur mes kanioneve të thella që të shoqëron përgjatë gjithë rrugës.  

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.