Gazetarët grekë në grevë 48-të orëshe

Gazetarët grekë në grevë 48-të orëshe

24
SHPËRNDAJE

Gazetarët grekë do të mbajnë grevë 48-të orësh në shenjë proteste kundër propozimeve qeveritare për reforma në sigurimin social, është vendosur në takimin e mbrëmshëm mes të gjitha sindikatave gazetareske relevante.

Sipas kumtesës, gazetat, revistat, mediat onlajn, agjencia gazetareske ANA-MPA, Sekretariati i përgjithshëm për informata dhe komunikime dhe të gjitha zyrat për shtyp do të mbajnë grevë prej orës gjashtë të ditës së enjte më 21 prill, deri në orën gjashtë të shtunën më 23 prill.
Televizionet private dhe publike dhe radio stacionet do të mbajnë grevë nga ora gjashtë të premten më 22 prill deri në orën gjashtë të dielën më 24 prill.

Për më 22 prill sërish është caktuar mbledhje e Këshillit Drejtues të Federatës greke të gazetarëve në të cilën do të vendoset për veprimin e mëtutjeshëm.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.