Video/Sekuestrohen 450 kg droge, arrestohet nje shtetas ne kerkim dy te tjere

Video/Sekuestrohen 450 kg droge, arrestohet nje shtetas ne kerkim dy te tjere

59
SHPËRNDAJE

Port- Durrës, më 30.01.2017.
Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombetar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit.

Sekuestrohen 450 kg Cannabis Sattiva.
Policia Kufitare ne bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve kanë parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lendë narkotike drejt Italisë.
Fillon proçedimi penal për një shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë. 
Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast.
Filloi proçedimi penal më gjëndje të lirë në ngarkim të shtetasit:
• Sh. J. 61 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi I mjetit. 
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
• A.R. 24 vjeç, banues në Tiranë;
• E.S. 28 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 29.01.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin tip Scania me targë përpara AA 822 OS dhe targë mbrapa ADT 801, me drejtues shtetasin Sh.J. , pas dyshimeve nga Specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm u kontrollua në Skaner. 
Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Kamioni ishte I ngarkuar me arka plastike, bosh dhe lënda narkotike ishte e futur në të gjitha këmbët e arkave, ku pas peshimit rezultoi në total një sasi rreth 450 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.
Materialet I kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi I lëndëve narkotike” në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a/ 2, 22 të Kodit Penal.


     

             

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.