FOTO/ Rama-Meta darke në restorantin e peshkut

FOTO/ Rama-Meta darke në restorantin e peshkut

61
SHPËRNDAJE

Katër vite më parë, më 1 Prill 2013 Edi Rama dhe Ilir Meta arritën marrëveshjen për koalicionin PS-LSI në të ashtuquajturën “darka e ngjalave”.
Dje skadoi zyrtarisht marrëveshja politike mes dy partive të koalicionit. Por, ndryshe nga radha e kaluar kur “kumbar” i marrëveshjes mes Ramës e Metës ishte Nar Koka, vëllai i Lefter Kokës, sot janë të tjerë personazhe.
Në një restorant peshku tek Pazari i Ri në Tiranë po darkojnë Edi Rama, Ilir Meta, Erion Veliaj dhe Petrit Vasili.
Fotografitë e mëposhtme që ka siguruar Syri.net janë pikërisht në ambientet e jashtme të restorantit ku po darkojnë Rama-Meta-Veliaj-Vasili.


Sot Kryeministri deklaroi se fatin e koalicionit e përcakton LSI, pasi PS e ka shprehur hapur pëlqimin për vazhdimin. Ndërkohë, deri tani nga LSI nuk ka patur asnjë përgjigje konkrete, ndërkohë që ka patur sinjale për protestën e opozitës.
Mbetet të presim nëse Kryeministri dhe kryeparlamentari do të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e koalicionit edhe në zgjedhjet e ardhshme apo secila forcë politike do të garojë e vetme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.