Foto/ Kush jane dy komandot qe u arrestuan per grabitjen e bankes

Foto/ Kush jane dy komandot qe u arrestuan per grabitjen e bankes

141
SHPËRNDAJE

Dy prej autorëve të grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në Qafë-Kashar në 9 shkurt janë dy ish-komando, të cilët kanë marrë pjesë edhe në misionet ushtarake të NATO-s jashtë vendit, si në Afganistan.
Bëhet fjalë për Ditjon Memlikan, 31 vjeç, nga Tepelena dhe Neim Avdulaj, 28 vjeç. Avdulaj ka lindur në Vlorë, ndërsa prej disa vitesh banon në Tiranë. Ai është një ish-ushtar profesionist në forcat ushtarake të Zall-Herrit. Të dy ish-komandot kanë qenë me mision për 1 vit në Afganistan. Siç shihet edhe nga fotot që Avdulaj ka në faqen e tij zyrtare, shihet se ai është i martuar dhe ka një fëmijë.


Ish-komando i arrestuar Neim Avdulaj

Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, 4 të arrestuarit kanë pranuar para hetuesve dy grabitjet e tjera, pranë Rinasit dhe në autostradë, në datat 9 shkurt 2014 dhe 3 dhjetor 2015.


Ish-komando i arrestuar Ditjon Memlika
Po kështu mësohet se Policia ka gjetur edhe një pjesë të parave të grabitura. Dy prej të arrestuarëve janë sjellë nga forca të shumta policie në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.