Fier:Ngjarjet,denoncimet , ndalimet dhe arrestimet ne 24 oret e fundit

Fier:Ngjarjet,denoncimet , ndalimet dhe arrestimet ne 24 oret e fundit

399
SHPËRNDAJE

Informacion i Drejtorise se Policise se Shtetit Komisariati Fier

Më datë 02.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin K.C., vjeç 27, banues në Fier, pasi dyshohet se rreth orës 16:00, në lagjen “16 Prilli”, ka goditur me grushte shtetasin A.L., vjeç 46, banues në Fier. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin B. Xh, vjeç 58 banues në fshatin Drizë Myrteza, pasi dyshohet se rreth orës 17:00, në fshatin Drizë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, motomjetin e modifikuar me karroceri, pa targa. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E.M., vjeç 22, banuese në Fier, pasi dyshohet se bashkëshorti A.M., vjeç 19, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Më datë 02.12.2017, rreth orës 17:00, në hyrje te qytetit Patos, shtetasi Xh. M, vjeç 45, banues në fshatin Siqecë, Fier, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka aksidentuar shtetasen H.M., vjeç 84, banuese në Patos, e cila mori mjekim në spital dhe u largua ne banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.
 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.