VIDEO/ Gruaja nuk ndihmohet por filmohet teksa bie nga dritarja në tokë

VIDEO/ Gruaja nuk ndihmohet por filmohet teksa bie nga dritarja në tokë

62
SHPËRNDAJE

Në një video të publikuar në internet shihet se si një grua është rrëzuar nga një ndërtesë në Kuvajt. Gruaja e gjorë po qëndronte e varur në dritaren e ndërtesës dhe kërkonte ndihmë, por dikush e kishte parë më të arsyeshme ta filmojë në momentet e fundit të jetës, se sa ta ndihmonte. Gruaja po qante dhe bërtiste kur po e shikonte personin që po e filmonte me gjakftohtësi. Madje, në një moment autori i videos refuzon t’i afrohet gruas e cila po qëndronte e varur në dritare jashtë ndërtesës. Gruaja e cila po qëndronte e varur në një moment humb forcën dhe bie nga ndërtesa në tokë, duke mbetur e vdekur në vend. Ajo që kishte filmuar këtë video të tmerrshme, ishte punëdhënësja e pastrueses e cila humbi jetën..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.