Vera Shqiptare me e kerkuara ne tregun francez

Vera Shqiptare me e kerkuara ne tregun francez

68
SHPËRNDAJE

Prodhuesit shqiptarë të verërave janë kontaktuar intensivisht nga vizitorët francez, për prodhimet e tyre të verës cilësore Made in Albania, që po promovohet këto ditë në panairin “Vinexpo Bordeaux”, që po zhvillohet nga data 18-21 qershor 2017 në Francë.
Biznesmenë të këtij sektori i thanë ATSH-së se që në ditën e parë te eventit, stenda me prodhimet shqiptare ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh vizitoresh, te cilet jo vetëm kanë degustuar prodhimet Made in Albania te verës, por kanë kërkuar të vendosin kontakte tregtare me sipërmarrësit shqiptarë.

Ky është panairi më i rëndësishëm për promovimin e verës, i cili zhvillohet në një nga qytetet më të famshme për prodhimin e saj në Francë. Shqipëria përfaqësohet në këtë panair me dy kompani te afirmuar tashme ne sektorin e prodhimit te verës cilësore që prodhon prej vitesh edhe per tregun e huaj. Por siç shprehe ata, zgjerimi i eksporteve në tregun francez është një risi dhe vlere e shtuar për markën shqiptare.
Ky panair do të ofrojë mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi mes bizneseve, do të krijojë mundësi për gjetje të tregjeve të reja për eksport dhe rizbuluar botën e rritjes së verës. Panairi do të shërbejë si katalizator për biznesin ndërkombëtar me pjesëmarrjen e 2 300 ekspozuesve dhe 45 000 vizitorë tregtarë nga 150 shtete, duke ndihmuar për ndërtimin e një të ardhme të suksesshme të biznesit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.