T669, legjenda mbi shina

T669, legjenda mbi shina

111
SHPËRNDAJE

…ČKD (Českomoravská Kolben-Daněk) ishte një nga kompanitë më të mëdha inxhinierike në Çekosllovaki.
Ishte Emil Kolben i cili fillimisht themeloi ”Českomoravská-Kolben” në vitin 1921. Në vitin 1927 u formua plotësisht si ČKD nga bashkimi i dy kompanive të vogla, ”Českomoravská-Kolben” dhe ”Breitfeld-Daněk”.
Nga 1927 deri 1929 ČKD prodhonte motorë të projektuar nga JF Koch. Ky ishte një motor i avancuar 4-kohësh me një cilindër dhe me njësi të dyfishtë aksesh rrotullues të dizenjuar për 500cc. Produkti shitej akoma si marka BD duke bërë të njohur identitetin e ”Breitfeld-Daněk”. Në 1929 ČKD shiti patendën e motorçikletës në firmën ”Praga Hostivař”, e cila më vonë do prodhonte këta motorë nën emrin ”Praga”. Ajo ishte një nga furnizuesit kryesorë të Çekosllovakisë me mjete ushtarake gjatë viteve ’30.
Gjatë periudhës së pushtimit Gjerman në Çekosllovaki në Luftën e II-të Botërore, kompania u riemërtua në BMM (Böhmisch-Mährische Maschinenfabrik AG) dhe prodhomte armë lufte për llogari të ”Wehrmacht” (Forcat naziste të mbrojtjes). Këtu u prodhuan me dizenjimin e vetë kompanisë Çeke tanke të lehtë fufte Panzer 38 (t) dhe tanke shkatërrues Jagdpanzer 38 (t), të cilët u bazuan mbi shasinë e 38 (t). Në këtë periudhë në ČKD ishin të punësuar 15.000 punëtorë.
Pas luftës, ndërmarja ČKD kaloi në ndërmarje shtetërore dhe u bë një nga prodhuesit kryesorë në botë për prodhimin e tramvajëve. Gjithashtu u bë e njohur për prodhimin lokomotiva me naftë (dizel), që u eksportuan në vende e tjera socialiste. Një shembull i tillë ishin lokomotivat e serisë ”T” ku u eksportuan në masë të madhe në BRSS dhe njiheshin me emrin ”ЧМЭ”.

Ishte koha kur lindi nevoja për një lokomotivë dizel-elektrike me 6 boshte (Co’-Co’) dhe kapacitet 1000 kW, pasi lokomotivat me avull duhet të zëvendësoheshin dhe të përdoreshin në sistem shinash dhe terreni më të rëndë. Gjithashtu dhe lokomotivat me naftë të tipit T435 dhe T458 me 4 boshte (Bo’-Bo’) që ishin prodhuar para disa vitesh, nuk ishin në gjëndje për të përballuar këto qëllime të veçanta.
Përveç Ministrisë së Transporteve të Çekosllovakisë, kësaj kërkese i’u bashkuan edhe Hekurudhat e Bashkimit Sovjetik (RZD), duke marë kështu në konsideratë faktin që ata tashmë kishin një pervojë shumë të mirë me lokomotivat te tipit T435 (ЧМЭ2 në rusisht) me 4 boshte dizel-elektrike, te importuara nga Çekosllovakia vite më parë.
Kështu u prodhuan tre prototipe në uzinën e motorave ČKD (Českomoravská Kolben-Daněk) Pragë në 1963, tipi T669.0001 e cila u testua mbi hekurudhat e Çekosllovakisë ČSD dhe dy lokomotiva të tipit ChME3 që u testuan në hekurudhat e ish-Bashkimit Sovjetik (RZD), kur një nga këto (tipi ChME3) ekzistonte prej një periudhe të shkurtër për çeshtje testimi dhe punonte ndërmjet stacionëve hekurudhorë Moskë-Lublin. Kapaciteti prodhues në këtë kohë në ČKD Pragë kishte mungesa dhe si pasojë pothuajse të gjitha tipet T669 për ČSD dhe mekanizmat hekurudhore industrial, u prodhuan në uzinën inxhinierike ”Strojarske a Metalurgicke Zavody” (SMZ) Dubnica nad Vahom (pjesë Sllovake e ish-BRSS, sot Sllovakia).
Lidhur me tipin sovjetik të quajtur ChME lokomotivat morën pseodonimin “Čmelák” në gjuhën Çeke dhe “Čmeliak” në gjuhën Sllovake që do te thotë “Grerëz”.
T699.0001 është e pajisur me mekanizëm rrotash të një hapjeje standarte (1,435mm) dhe me dy amortizues shtytës, ndërsa ChME3.001 dhe ChME3.002 kishin peshë më të madhe, mekanizëm rrotash më të gjërë cipas standarteve Ruse (1,524mm) dhe kanxhë qëndrore dhe gjysëm automatike të tipit SA3 (për lidhjen, shtytjen dhe tërheqjen e vagonave). Gjatë kohës së testimit lokomotivat treguan cilësi të shkëlqyera, si të tipit çekosllovak T669.0 ashtu edhe ai sovjetik ChME3.0.

.” title=”Skema Teknike”>Sistemi perberes

Si rezultat i kësaj në vitin 1966 u nënshkrua kontrata për blerjen e tipit të lokomotivës T669.0001 nga ČSD dhe RZD ku të dy palët bënë porosi në seri.
Në periudhën e “lavdishme” të socializmit ČKD kishte më shumë se 50.000 punëtorë. U prodhuan gjithsej 7851 lokomotiva. Pjesa më e madhe e serive, 6888 copë, u dërgua në ish-Bashkimin Sovjetik sipas standarteve ruse të njohura si ChME3. 402 shembuj u shitën në ČSD dhe operatorëve të ndryshëm kombëtarë industrialë në Çeki. Pak kohë më pas ishte Polonia (PKP) që porositi gjithashtu këtë tip lokomotive për linjat hekurudhore industriale, gjithsej 145 copë që u emërtuan në S-201 dhe S-230 të importuara nga viti 1966-1989. Më vonë ishte Shqipëria (HSH) me 61 copë (klasi T669.1001 – T669.1061 të importuara në 6 parti të vogla midis viteve 1968-1990). India 12 copë (për fabrikat e çelikut) ku 7 lokomotiva i bleu në vitin 1973 dhe 5 lokomotiva në 1975. Iraku 100 copë (klasi DES3100) ku 3 prototipe u blenë në vitin 1979 dhe pjesa tjetër e serisë gjatë periudhës 1981-1982. Siria 25 copë (klasi LDE1500) të blera në vitin 1983 si dhe Guinea e Re në vitin 1996 (S.B.D.T.) me 18 copë të përdorura.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.