T435.0 “Hector”

T435.0 “Hector”

34
SHPËRNDAJE

Viti i prodhimit 1958 – 62
552 kW, emërtimi i ČSD T435.0 (klasi 720) dhe në ish-BRSS ChME2001/002.
750 k.f dizel-elektrike me katër boshte (Bo’-Bo’)

Pas vitit 1948, ČSD tashmë filloi ta marrë seriozisht në konsideratë futjen e industrisë mekanike në vend. Nga kjo detyrë me përgjegjësi do të varej fati përfundimtar për ndërmarrjen e ČKD Pragë, në veçanti ČKD Sokolov, e cila prodhonte pjesë mekanike për lokomotiva dhe ČKD Stalingrad, ku prodhonte pjesët elektrike. Kërkesa kryesore ishte prodhimi i një lokomotive dizel 700, me akse lëvizësh të tipit Bo’-Bo’, me shpejtësi maksimale prej 60 km/orë, 14 axle lexues për saktësi të shërbimit manovrues dhe menaxhimin e tërheqjes si të trenit të mallit ashtu dhe të  pasagjerit.
Si pasojë u detajua motori i parë në vitin 1953 dhe u përcaktua për tipin T434.0, por që së shpejti u ndryshua në T436.0pasi nuk përputhej me leximin e akseve sipas kërkesave të dizenjimit. Për fat të keq lokomotiva e re pësonte shumë difekte dhe u lanë shumë për tu diskutuar në praktikë për mirëmbajtjen e saj, pra ishte tepër e vështirë ti bëje rimont. Prodhimi u ndal duke përfunduar vetëm tetë lokomotiva. Nevojat për një lokomotivë të re ishin ende aktuale, dhe kjo së shpejti do të inicinonte zhvillimin e kërkesave të prodhimit të lokomotivave të ngjashme me ato të tipit T436.0. Përpunuan dhe avancuan dizenjon e lokomotives gjithashtu mënyrën e leximit të akseve duke reduktuar peshën nga 16 t në 15 t. Dy prototipe u përfunduan në vitin 1958 dhe iu bashkangjit shënimi T435.0 (sot 720). Duke filluar përsëri nga zero ČSD tashmë filloi prodhimin në seri të këtij tipi. Qysh prej vitit 1959  ČSD-ja kishte gati 53 lokomotiva të prodhuara dhe deri në vitin 1961 numri i tyre kishte shkuar në 150.

Megjithëse shumica e projektit teknik të lokomotivës së tipit T435 me pseodonimin “Hector” (sot klasi 720) u pregatit brenda një nate në një dhomë hoteli në Rusi që ishte kthyer në zyrë projektuese dhe, nën presionin qeveritar, u vërtetua se kishin detajuar me sukses një nga lokomotivat të cilat do ti rezistonin prodhimit më shumë se 30 vjet. Menjëhere pas këtij fakti fabrika ČKD  në Pragë filloi prodhimin në seri të dy tipeve, T435.0 dhe T458.1 (me disa reduktime). U prodhuan gjithsej 8200 copë, nga të cilat 522 copë i terhoqi Bashkimi Sovjetik gjatë periudhës 1958-1965 (në Rusi njiheshin siChME2). Shqipëria importoi 10 lokomotiva të tipit T435 prej vitit 1959 deri në 1962 dhe 9 copë të tipit T458 nga viti 1965 – 1973.
Këto lokomotiva u eksportun në BRSS, Gjermaninë Lindore, Shqipëri, Irak dhe në Indi. Në vitin 1960  këtyre paisjeve, si’ç u testua për herë të parë me lokomotivën T435.087 dhe të gjitha lokomotivat në vazhdim, tashmë ishte reduktuar shasia dhe krahëmbajtësit e akseve. Eshtë gjithashtu me vlerë të përmendet se lokomotiva T435.0 në bazë të konferences në Bratislavë në 1958 u konsiderua si një tip i këndshëm dhe më i preferuar nga ana e transmetimit të energjisë elektrike se sa ai hidraulik, i cili gjendej tashmë vetëm në mekinerinë T435.0.
Lokomotivat  janë dizenjuar për shërbime të mesme, tërheqjen e trenave të rëndë dhe për manovrimin e tyre. Ato janë përfaqsuese të të gjitha llojeve të shërbimeve hekurudhore. Ky shërbim është mbajtur relativisht i gjatë, dhe në sajë të operacionit të besueshëm, të mirëmbajtjes, modestisë dhe i popullaritetit të saj të lartë. Nga ana tjetër, kushtet e punës të motorit të lokomotivave treguan  një nivelit jo të lartë përsa i përket ”vetëm” zhurmës së lartë në përgjithësi së bashku me të gjitha makineritë ndihmuese (gjeneratori, kompresori, pompat, ventilatorët etj). Sot pothuajse të gjitha këto lokomotiva nuk lëvizin më për vetë faktin se u zëvendësuan me tipe më të reja.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.