Surprizon të dashurën, çon kamionin në kat të 5-të

Surprizon të dashurën, çon kamionin në kat të 5-të

42
SHPËRNDAJE

Ky është momenti kur një vajzë zgjohet nga gjumi, dhe jashtë dritares së dhomës së saj sheh një kamion i cili me ndihmën e një vinçi gjigant qëndron i varur në katin e pestë.

Elena nga Biisk i Rusisë, kurrë nuk kishte besuar se kur të zgjohet nga gjumi do ta presë një befasi e këndshme nga i dashur i saj Alexander.Ai kishte kërkuar ndihmën e një grupi inxhinierësh të ndërtimtarisë, të cilët i propozuan ta ngrinte kamionin në katin e pestë me vinç i cili ishte dekoruar me tullumbace për hir të ditëlindjes së Elenës.

Ajo fillimisht dëgjoi një zhurmë që vinte jashtë dritares së dhomës, dhe kur u ngrit në këmbë mbeti e habitur kur pa një kamion të varur në dritare i cili ishte mbushur me tullumbace dhe shkruante “urime ditëlindja e dashur”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.