Smartfoni indian me i liri ne bote, vetem 4 dollare

Smartfoni indian me i liri ne bote, vetem 4 dollare

82
SHPËRNDAJE

Kompania Indiane “Ringing Bells” ka krijuar smartfonin më të lirë në botë, i cili kushton vetëm 4 dollarë.

 

Ai quhet Freedom 251, ka një ekran 4-inç, procesor 1.3GHz, 1GB RAM dhe një bateri 1,450 mAh. Kamera e pasme e tij është 3.2-megapiksel , kurse ajo me përparme 0.3-megapiksel. Kompania “Ringing Bells” e themeluar në vitin 2015 ka krijuar 4 smartphon-ë, duke përfshirë edhe një telefon 4G me çmim 44 dollarë.

Ajo thotë se ky smartphone do të ketë garanci një viti dhe do të shitet në mbi 650 qendra në të gjithë vendin. Aktualisht, smartfon-ët më të përballueshëm në Indi janë me çmim midis 22 dollarëve (Rs 1,500) dhe 29 dollarëve (Rs 2,000). Vitin e kaluar, një tjetër kompani indiane e quajtur “DataWind” njoftoi për prezantimin e smartphon-it më të lirë në botë, i cili do të kushtonte vetëm 14.6 dollarë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.