Shkencetaret krijojne materialin qe do te zevendesoje xhamin

Shkencetaret krijojne materialin qe do te zevendesoje xhamin

54
SHPËRNDAJE

Studiuesit nga Univesiteti i Harvardit kanë krijuar një material të ri, i cili është shumë më i hollë se sa xhami.

Ai është i përbërë nga nanopilarë mikroskopikë të organizuar në një rrjet të hollë, me qëllim që drita të fokusohet shumë qartë dhe të shmanget turbullira. (Nanopilarët janë nanstruktura në formë kolone me diametër rreth 10 nanometër të cilat mund të grupohen së bashku).

Lentet metalike super të holla mund të kenë shumë aplikime dhe të çojnë në krijimin e lenteve më të lehta dhe më të holla për kamera, telefona dhe syze. Lente metalike kanë potencialin të prodhojnë imazhe më të detajuara se sa lentet normale të qelqit.

Këto struktura nanopilare bëjnë të mundur që lentet të fokusojnë një gjatësi vale të dritës  nga 490 nanometra në 550 nanometra. Hulumtuesit përdorën dioksid titaniumi për të krijuar rrjetën më strukturat nanopilare.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.