Shkenca zbulon yllin me te vogel ,te matur ndonjehere

Shkenca zbulon yllin me te vogel ,te matur ndonjehere

73
SHPËRNDAJE

Ylli më i vogël i matur ndonjëherë është zbuluar nga një ekip ndërkombëtar i astronomëve.
Vetëm pak më i madh se Saturni, tërheqja gravitacionale në sipërfaqen e tij yjore është rreth 300 herë më e fortë se ajo që njerëzit ndiejnë në Tokë. Ylli i sapo zbuluar, i quajtur EBLM J0555-57Ab, mund të ndihmojë shkencëtarët në kërkim të jetës së huaj (ekzistencës së alienëve). Yjet e vegjël dhe të zbehtë janë kandidatë të shkëlqyer për zbulimin e planetëve me madhësinë e Tokës, të cilët mund të kenë ujë të lëngshëm në sipërfaqen e tyre, një përbërës kyç për zhvillimin e jetës.


Shkencëtarët për të zbuluar planetë të largët të ngjashëm me tokën, duhet të matin zbehjen e yllit që orbitojnë planetet duke qënë se ata kalojnë para tij me çdo trajektore. Me yjet me madhësi normale kjo është pothuajse e pamundur për t’u arritur, sepse ato janë shumë të ndritshëm për planetet e tyre orbitalë. EBLM J0555-57Ab është rreth 600 vite dritë larg nga Toka dhe është më i vogël se Jupiteri, megjithatë masa e saj është 85 herë më e madhe.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.