Sfera gjigande e qelqit ne Paris e mbuluar me panele diellore

Sfera gjigande e qelqit ne Paris e mbuluar me panele diellore

40
SHPËRNDAJE

Arkitektët Shigeru Ban dhe Jean de Gastines u bashkuan për të krijuar teatrin mahnitës ‘Seine Musicale’, me panele diellorë i vendosur në Seguin Island në Paris. 

 

Globi i qelqtë është i rrethuar me kornizë druri dhe pjesa e jashtme e tij është e mbështjellë me një panel diellor masiv, që rrotullohet rreth ndërtesës për të ndjekur diellin.

 

E vendosur në periferi të Parisit Boulogne-Billancourt, projekti urban është pjesë e Master Planit të ishullit Jean Nouvel për Seguin Island. Ndërtesa me shumë përdorime përbëhet nga një sallë koncertesh me një kapacitet prej 4,000 vetash, një sallë muzike klasike me 1,150 vende, së bashku me dhoma të ndryshme provimi dhe regjistrimi. Përveç kësaj, ndërtesa është e rrethuar nga hapësira të mëdha me gjelbërim për vizitorët, muzikantët dhe praktikantët.

Një nga tiparet më të bukura të dizajnit është pa dyshim një pjesë masive trekëndore e mbuluar me panele diellorë. Ajo do të rrotullohet vazhdimisht, duke ndjekur itinerarin e diellit, në mënyrë që të sigurojë ndërtesën me energji diellore optimale gjatë gjithë ditës. 

Një zëdhënës i Shigeru Ban Architects shpjegoi se dizajni i ndërtesës ishte hartuar me kujdes për t’u përshtatur në planin urban të Nouvel për zonën, duke shpresuar të bëhet një ikonë eko-miqësore për zonën në zhvillim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.