Rrjeta qe e kthen mjegullen ne uje te pijshem

Rrjeta qe e kthen mjegullen ne uje te pijshem

59
SHPËRNDAJE

Në kufi të shkretëtirës së Saharasë janë vendosur rrjeta gjigande, të cilat ‘kapin’ pikat e ujit nga ajri duke sjellë ujë të pijshëm për popullin e një rajoni të thatë, malor në Marok.

 

‘CloudFisher’ është projekti më i madh në botë për ‘mbledhjen’ e mjegullës. Ai u zhvillua nga inxhinieri vullnetar, gjerman Peter Trautwein. Ky projekt imiton mënyrën me të cilën një pëlhurë merimange mbledh pikat e freskëta nga mjegulla.


Duke përdorur 600 metra katror (1,968 feet katror) rrjetë në malet pranë Ait Baamrane, projekti siguron ujë të pijshëm për më shumë se 400 njerëz në pesë fshatra. Projekti maroken, i ngritur nga organizata lokale joqeveritare Dar Si Hmad, ka shpenzuar 10 vjet kërkime, zhvillim të infrastrukturës dhe vite testimi.

Kur mjegulla arrin rrjetat në një lartësi 1,225 metra (4,020 ft) mbi nivelin e detit, ai kondensohet, pikat e ujit mblidhen në fund të rrjetës dhe rrjedhin përmes tubacioneve. Uji i filtruar është ruajtur në rezervuarë, të cilët mund të mbajnë një total prej 539,000 litra (118,563 gallons).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.