Rosetta mbyll misionin pas 12 vitesh në hapësirë

Rosetta mbyll misionin pas 12 vitesh në hapësirë

46
SHPËRNDAJE

Anija kozmike Rosetta ka mbyllur misionin e saj pas 12 vitesh në hapësirë. Shkencëtarët në Qendrën e Kontrollit të Agjencisë Hapësinore Evropiane në Darmstadt të Gjermanisë konfirmuan përfundimin e misionit në orën 13 me orën tonë. Roseta ka shënuar disa suksese të pa shënuara më parë në histori si dergimi i një anije përreth kometës dhe zbritja e papreçedentë e një sonde mbi siperfaqe.Pas 12 vitesh në operacione kërkimi në hapësirë, anija kozmike Rosetta ka përfunduar misonin e saj historik të premten më 30 shtator, kur u përplas me sipërfaqen e pluhurit.

Kometa e akullt shënoi rezultate të sukseshme, pasi solli pamje të brendshme të sistemit diellor duke pushtuar imagjinatën e publikut.

Anija kishte të instaluar kometën 67p Churyumov-Gerasimenko në më shumë se 6 miliardë kilometër në hapësirë, duke mbledhur një thesar informacionesh mbi kometat, të cilat do të mbajnë të zënë shkencëtarët për 10 vitetet e ardhshme.

Shkencëtarët në Qendrën e Kontrollit të Agjencisë Hapësinore Evropiane në Darmstadt të Gjermanisë konfirmuan përfundimin e misionit në orën 13:00 me orën tonë.

Sipas ekspertëve, Rosetta mbylli rënien e saj të lirë me një shpejtësi jo të lartë.

“Kaq ishte. Unë mund të njoftoj suksesin e plotë dhe historik të Rosettës dhe deklaroi mbylljen e misionit të saj”, tha menaxheri i ESAS, Patrick Martin.

Misioni ka shënuar disa suksese të pa shënuara më parë në histori si dërgimi i një anije përreth kometës dhe zbritja e papreçedentë e një sonde mbi siperfaqe.

Disa misione në të kaluarën kanë mundur të marrin fotografi dhe të koleksionojnë të dhëna, por pa iu afruar sipërfaqes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.