Roboti zvendeson avokatin ne 1000 fusha ligjore

Roboti zvendeson avokatin ne 1000 fusha ligjore

51
SHPËRNDAJE

Punësimi i një avokati mund të jetë i shtrenjtë, por tani ky robot i ri do ju lejojë të merrni të njëjtat këshilla falas. 

DoNotPay, një robot që ka ndihmuar shumë njerëz të kontestojnë rreth 160,000 bileta parkimi që nga viti 2015, këtë muaj ai i ka zgjeruar kapacitetet e tij. Tani, avokati robot mund t’i ndihmojë përdoruesit të trajtojnë çështje në 1,000 fusha ligjore, të cilat mbulojnë të drejtat e konsumatorit dhe të vendit të punës dhe është pa pagesë.
DoNotPay u krijua nga Joshua Broëder, një student i Universitetit Stanford në vitin 2015 për të apeluar biletat e parkimit. Dhe vitin e kaluar, Z. Broëder e përmirësoi robotin për të dhënë këshilla për njerëzit e pastrehë në Britaninë e Madhe.

Tani, DoNotPay mund të ofrojë këshilla për të drejtat e konsumatorit dhe vendit të punës për njerëzit në SHBA dhe Britaninë e Madhe, përfshirë ngacmimet në punë, ose pretendimet mashtruese në reklamat.

Përdoruesit mund të komunikojnë me robotin DoNotPay përmes një bisede në internet, ku mund të shkruajnë atë për të cilën ata kanë nevojë për këshillë, të tillë si: “Unë po grindem me pronarin tim.” Avokati virtual atëherë ofron mundësi se si mund tu ndihmojë. DoNotPay gjithashtu mund të lidhë përdoruesit me ndihmën e jashtme, siç është përfaqësimi ligjor pro bono, për rastet më serioze.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.