Policia e shtetit pajiset me makina elektrike

Policia e shtetit pajiset me makina elektrike

304
SHPËRNDAJE

Policia e shtetit pajiset me një flotë të re prej 11 makinash elektrike. Sot u bë prezantimi i tyre në ambientet para ministrisë.Ja karakteristikat sipas ministrit Tahiri

Janë makina që nuk përdorin një pikë karburant. Karikohen në prizën e shtëpisë dhe shpenzojnë shumë-shumë pak. Më pak se një kafe në ditë në mes të Bllokut. 

Këto makina shpenzojnë 1200 lekë të vjetra për 100 kilometra. Ndërkohë që një makinë normale në Policinë e Shtetit për 100 kilometra shpenzon diku te 30.000 lekë. Është kursim i paimagjinueshëm, në pikëpamje të buxhetit e po ashtu të mirëmbajtjes. 

Në qoftë se makina e Policisë së Shtetit sot, – ajo tradicionalja, – është ‘viktimë’ e mirëmbajtjes së vazhdueshme, për shkak të cilësisë së vet mjetit, këto makina duan shumë-shumë pak mirëmbajtje.

Emetimet e kësaj makine janë zero

“Kush e imagjinon që qeveria e kaluar mund t’a çonte në mend, – supozoj Flamur Noka, – mund të çonte në mend makinat elektrike. Është komplet e paimagjinueshme. Apo kush e imagjinonte që qeveria e kaluar të investohej fort në përdorimin e energjive alternative për makinat e Policisë” tha Tahiri

Më pas erdhi dhe përgjigja e ish ministrit Noka i cili i quajti lodra për englendisjen e çunave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.