Në restorantin e Jon Bon Jovit të varfërit… nuk paguajnë

Në restorantin e Jon Bon Jovit të varfërit… nuk paguajnë

32
SHPËRNDAJE

Yjet e muzikës rock solidarë: në restorantin e sapohapur të Jon Bon Jovit në Nju Xhersej, të varfërit do të hanë dhe nuk do të paguajnë.

Në restorantin “Soul Kitchen”, i përuruar nga këngëtari dhe bashkëshorjta e tij, Dorothea, në Toms River, në bregdetin atlantik të shkatërruar katër vite më parë nga uragani ”Sandy”, të varfërit do të hanë dhe pastaj do të lajnë pjatat.

“Sepse të gjithë duhet të hanë edhe në restorant, mbi të gjitha në një shoqëri ku një në pesë familje jeton në varfëri”, deklaroi Jon Bon Jovi, i cili ka shitur deri tani 120 milionë albume.

Lokali bën pjesë në planin humanitar që Jon dhe Dorothea e mbështesin edhe me fondacionin “Jon Bon Jovi Soul”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.