Mos vendosja e rripit sigurimit:Gjobe 15o mije lek dhe heqje patente me...

Mos vendosja e rripit sigurimit:Gjobe 15o mije lek dhe heqje patente me kodin e ri

463
SHPËRNDAJE

 Nëse nuk vendosni rripin e sigurimit në automjet edhe brenda qytetit, do të përballeni me një sanksion që shkon deri në 15 mijë lekë të rinj. Nëse udhëtoni me fëmijën në makinë, dhe nuk e siguroni në pajisje fiksuese, përveç sanksionit në vlerë monetare, do t’ju hiqet leja e drejtimit për një afat kohor nga 6-12 muaj.
Shefi i trafikut për Tiranën, Taulant Gjoka  tha se pas hyrjes në fuqi të Kodit Rrugor për disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë rritur sanksionet, por efekt më të madh ka dhënë lajmi për vendosjen e gjobës për rripin e sigurimit si edhe për pajisjet fiksuese për fëmijët nën 12 vjeç, edhe pse gjobat nuk kanë filluar të aplikohen. Sipas shefit të trafikut, 2 në 7 të aksidentuar rëndë, nuk kanë përdorur rripin e sigurimit, i cili edhe pse nuk mund ta parandalojë aksidentin por minimizojë pasojat e tij.
Kodi i ri rrugor ka përcaktuar qartë se kush duhet të vendosë rripin e sigurisë, gjë që varet nga viti i prodhimit të makinës.
Afati për të filluar aplikimin e këtyre sanksioneve do të shtyhet deri në 5 shtator për t’u dhënë mundësi qytetarëve të informohen në lidhje me këto ndryshime.
Me nisjen e vitit të ri shkollor shefi i trafikut bën apel për prindërit që çojnë fëmijët në shkollë që ti sigurojnë në pajisjet fiksuese për të siguruar jetën e tyre.
Duke qenë se numri i aksidenteve rrugore për muajin gusht në krahasim me një vit më parë ka pësuar rritje (megjithëse aksidentet me pasoja të rënda janë ulur), shefi i trafikut Taulant Gjoka, thotë se është i nevojshën sensibilizimi i drejtuesve të mjeteve. Nëse ata zbatojnë rregullat e qarkullimit dhe kanë kulturë në rrugë numri i aksidenteve do të ulet

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.