Microsoft sjell ne treg desktopin e palosshem

Microsoft sjell ne treg desktopin e palosshem

52
SHPËRNDAJE

Ditën e mërkurë Microsoft njoftoi se ka krijuar një ‘desktop’ të ri, të palosshëm.

I quajtur Surface Studio, ai është një ekran me prekje 28 inç dhe mund të paloset në një kënd shikimi 20 gradë, i ngjashëm me tavolinat e pjerrëta në studiot e artit.

“Ne besojmë plotësisht se Surface Studio do të ndryshojë mënyrën se si ju prodhoni, krijoni dhe mësoni”: tha Panos Panay, një lider me paisjet e Microsoft. Produkti ka një dizajn spektakolar. Microsoft pretendon se ky është monitori LCD më i hollë në botë i ndërtuar ndonjëherë.

Surface Studio është i përkryer për çdo profesion krijues të tillë si: artistë, fotografë, dizenjatorë dhe ilustrues. Raporti 3:2 ka 192 piksel për inç. Ai është i pajisur me një mikrofon, i cili i lejon përdoruesit të flasin me Cortana, versionin e Microsoft-it të Siri, duke përdorur komandat e thjeshta të zërit. Desktopi është në dispozicion tani për 3000 dollarë, por në varësi të specifikave të hardëare, Studio Surface mund të kushtojë më shumë se 4, 200 dollare

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.