Lexuesja kthen librin në bibliotekë pas 67 vjetësh

Lexuesja kthen librin në bibliotekë pas 67 vjetësh

75
SHPËRNDAJE

Një grua që pati marrë librin “Mite dhe legjendat e Maodilandit” nga biblioteka e Oklandit në Zelandën e Re në vitin 1948, e ktheu atë duke kërkuar ndjesë dhe duke thënë se “kishte dashur gjithmonë ta kthente”.

Libri me autor AW Reed u tërhoq nga një vajzë në vitin 1948 dhe nuk qe parë më në atë kohë. Por të enjten e kaluar, një grua e ktheu librin te një bibliotekar i habitur duke e pyetur se sa duhej të paguante për librin e kthyer 24,605 ditë me vonesë.

“Ajo më tha se e kishte tërhequr librin si fëmijë dhe se kishte dashur ta rikthente prej kohës,” tha bibliotekari Zoe Cornelius.

“Ajo ishte në siklet por e kënaqur për shkak se tha se e kishte lexuar dhe shijuar librin shumë herë përgjatë dekadave dhe se libri e kishte bërë të lumtur,” tha ai.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.