Ky projekt 250 milion dollaresh ne Cikago do te nxise zhvillimin e...

Ky projekt 250 milion dollaresh ne Cikago do te nxise zhvillimin e turizmit

27
SHPËRNDAJE

Ne të gjithë e njohim Syrin e Londrës (the London Eye), rrotën gjigante me pod-e qelqi, e cila është një nga atraksionet turistike më të rëndësishme të qytetit. Së fundmi Çikago po planifikon ndërtimin e një projekti të ngjashëm, me pode transparentë që do lëvizin 52 metër mbi qytet.


I quajtur “Chicago SkyLine”, ai do të transportojë rreth 3000 turistë çdo orë. Ndërtimi i tij do të kushtojë 250 milion dollarë.

Pod-et do të udhëtojnë mbi lumin e Çikagos që lidh Riverëalk, Lakefront Chicago dhe Pier Navy në qendër të Çikagos. Ato do të ofrojë pamje piktoreske të qendrës së qytetit dhe monumenteve të tij duke reduktuar përdorimin e makinave. Çikago ka rreth 44 kulla që janë më shumë se180 metër të larta. Nëse ky projekt do të miratohet, ai do të bëhet një vend mjaft i preferuar për turistët.

Turistët do të jenë në gjendje të vizitojnë destinacione popullore si Avenue Michigan dhe Millennium Park pa përdorur makinat e tyre duke ulur ndjeshëm gjurmët e karbonit në Çikago.

Podet e xhamit do të funksionojnë gjatë gjithë vitit dhe ata do të lëvizin me shpejtësi prej 243metra/ minutë përgjatë lumit në intervale prej 30 minutash. Turistët do të jenë në gjendje të shijojnë një pamje më të mirë të Qendrës John Hancock (343 metër e lartë) dhe kullat Marina City.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.