Kuptimi i shpates se Demokleut

Kuptimi i shpates se Demokleut

67
SHPËRNDAJE

Shpata e famshme e Demokleut daton që në një proverb të lashtë popullore të filozofit romak Ciceroni në librin e tij të vitit 45 para Lindjes së Krishtit “Qortimet e Tuskulan”.
Versioni i tregimit të Ciceronit ka në qendër të vëmendjes Dionis II, një mbret tiran që dikur sundonte qytetin siçilian të Sirakut.
Edhe pse i pasur dhe i pushtetshëm, Dinonisi nuk ishte i lumtur. Sundimi i tij kishte bërë që të kishte shumë armiq, dhe ai torturohej nga frika se mos e vrisnin.
Frikësohej aq shumë sa që flinte në një dhomë të rrethuar nga një hendek dhe i besonte vetëm të bijave të tij që t’ia rruanin mjekrën me brisk.
Siç Ciceroni tregon, pakënaqësia e mbretit erdhi në një ditë pasi një lajkatar me emrin Demokleu filloi t’i bënte komplimente dhe t’i vinte në dukje se sa e lumtur mund të ishte jeta e tij. “Meqë jeta ime të pëlqen,” i ktheu përgjigje i mërzitur Dionisi, “dëshiron ta provosh vetën dhe më pas të gjykosh fatin tim të mirë?”.
Kur Demokleu pranoi, Dionisi e uli në një shtrat të artë dhe urdhëroi disa shërbëtorë që ta mirëprisnin atë. Atij iu servirën ushqime të mira si dhe u lye me shumë parfume erëmirë.
Demokleu nuk mund t’i besonte fatit të tij, por sapo ai filloi të shijonte jetën si mbret, vuri re se Dionisi kishte varur edhe një shpatë të mprehtë në tavan. Ajo ishte e pozicionuar mbi kokën e Demokleut dhe mbahej vetëm nga një fije floku e kalit.
Që atëherë, frika që e pushtoi Demokleun e bëri të pamundur që ai të shijonte pasurinë dhe shërbëtorët. Pas hedhjes së disa shikimeve nervoze drejt shpatës që varej sipër tij, ai kërkoi të lirohet, duke thënë se nuk dëshironte më të ishte me aq fat.
Për Ciceronin, përralla e Dionisit dhe Demokleut përfaqëson idenë se njerëzit me pushtet gjithnjë punojnë nën spektrin e ankthit dhe vdekjes, dhe nuk mund të ketë lumturi për dikë që është nën kufizime të vazhdueshme.
Kjo përrallë më pas u njoh nga letërsia mesjetare me frazën “shpata e Demokleut”. Dhe përdoret për të përshkruar një rrezik kanosës.
Një nga përdorimet e saj më të famshme erdhi në vitin 1961 gjatë Luftës së Ftohtë, kur presidenti John F. Kennedy mbajti një fjalim para Kombeve te Bashkuara, në të cilën ai tha se “Çdo burrë, grua dhe fëmijë jeton nën një shpatë bërthamore të Demokleut”. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.