Kryeministri piloton vetë… avionin!

Kryeministri piloton vetë… avionin!

28
SHPËRNDAJE

Njësoj si yjet hollywoodiane John Travolta dhe Tom Cruise, kryeministri finlandez, Juha Sipila piloton vetë avionin e tij, përfshirë këtu edhe udhëtimet zyrtare.

Fans i aviacionit dhe i masave shtrënguese buxhetore, ky shef i qeverisë së qendrës, 55 vjeç, adhuron të marrë drejtimin e aeroplanëve që merr me qera.

Akoma më mirë, edhe faturat i paguan vetë, si për të qenë më legjitim në momentin që mbron idenë e një shteti që kursen.

Që kur ka marrë funksionet, në maj 2015, ky ish-sipërmarrës, i njohur për aftësitë e tij menaxhuese, ka zënë vendin e pilotit gjatë 19 fluturimeve zyrtare në Finlandë dhe jashtë saj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.