Kjo eshte pajisja qe mund te ktheje mendimet ne fjale

Kjo eshte pajisja qe mund te ktheje mendimet ne fjale

61
SHPËRNDAJE

Prodhimi i një paisjeje, e cila mund ti kthejë mendimet tuaja në fjalë tani është shumë afër realitetit. 

Për këtë janë bërë disa vite hulumtime, por kohët e fundit shkencëtarët kanë arritur të riprodhojnë me sukses fjalë që dikush është duke i menduar, duke monitoruar aktivitetin e trurit të tyre. Duke përdorur elektroda të vendosura në sipërfaqen e zonave gjuhësore të trurit të pacientëve, shkencëtarët monitoruan formën e përgjigjeve elektrike të qelizave të trurit gjatë fjalës së perceptuar.Më pas ata krijuan një model kompjuterik që mund të përputhë tingujt e folur me këto sinjale.


Profesori i Universitetit të Kalifornisë Robert Knight thotë se qëllimi i krijimit të kësaj pajisjeje është që të ndihmojë njerëzit e prekur nga paraliza apo skleroza amiotrofike laterale. “Ekzistojnë shumë çrregullime neurologjike, të cilat e kufizojnë të folurit edhe pse pacientët janë plotësisht të vetëdijshëm se çfarë duan të thonë.

Duam që të krijojmë një pajisje që do të përdoret për të dekoduar sinjalet që shfaqen në tru kur mendojmë për një fjalë, dhe do t’i shndërrojë këto sinjale në tinguj që do të riprodhohen nga pajisja e të folurit”: thotë Knight.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.