Japonia stacion hapesinor ne HENE

Japonia stacion hapesinor ne HENE

74
SHPËRNDAJE

Japonia planifikon dërgimin e një astronauti në Hënë në vitin 2030. Propozimi është bërë nga agjencia hapësinore japoneze – JAXA – dhe ai do të zbatohet si fazë e dytë e një angazhimi tjetër të drejtuar nga NASA. Projekti I agjencisë amerikane synon krijimin e një stacioni hapësinore në orbitën e Hënës, edhe ky pjesë e një projekti më të madh që është mbërritja në Mars. 

Japonia mendon të bëhet pjesë e misionit ndërkombëtar që e nxjerr njeriun nga kufijtë tokësorë drejt eksplorimit të hapësirës, ndërkohë që edhe fuqi të tjera aziatike, si Kina dhe India kanë nisur zhvillimin e projekteve të veta hapësinore. Gara është hapur në disa drejtime, në ndryshim nga koha e Luftës së Ftohtë kur garonin vetëm SHBA dhe Bashkimi Sovjetik. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.