Ja si e parashikojnë yjet gjendjen tuaj financiare për vitin 2017

Ja si e parashikojnë yjet gjendjen tuaj financiare për vitin 2017

52
SHPËRNDAJE

Dashi – Do keni plane të frytshme dhe do merrni një bonus financiar nëse diçka shkon siç duhet. Besueshmëria juaj ndaj të ardhurave do rritet. Pritshmëritë tuaja do bëhen të qarta e frutdhënëse.
Demi – Duhet të bëni kujdes me financat, do keni përfitime nëse jeni të kujdesshëm. Do ju duhet të përballeni me një zgjedhje personale, mbase për një ortakëri biznesi me një mik, ose të dashur.
Binjakët – Çështjet financiare do jenë komplekse kështu që bëhuni gati për një sërë ulje-ngritjesh. Më vonë do jeni të suksesshëm pas shumë përpjekjesh.
Gaforrja – Nëse e ndryshoni punën një herë, do e bëni gjatë gjithë vitit. Do keni një sasi të konsiderueshme parash dhe do keni përmirësime në gjendjen financiare, referuar përpjekjeve tuaja në të shkuarën.
Luani – Kushtet astrologjike ju favorizojnë dhe nuk do keni asnjë rrezik në rrugën tuaj. Mos i sforconi gjërat sepse planet tuaja mund të prishen. Ka indikacione të shkëlqyera për ata që bëjnë oferta dhe mund të merrni më shumë se pazari që keni bërë.
Virgjëresha – Duhet të kontrolloni shpenzimet qe bëni për sa i përket parave. Do i rrisni mundësitë tuaja financiare por duhet të bëni kujdes sepse do mbeteni me qindarka. Mos bëni dhurata sepse mund të merrni më pak se ajo që jepni.
Peshorja – Duhet të zgjidhni çështjet tuaja financiare dhe të merrni vendime për të mos shpenzuar më shumë sesa keni. Mendohuni mirë ku do i fshihni të ardhurat tuaja për t’i rezistuar tundimit.
Akrepi – Do shpenzoni shumë para dhe do përshtateni me një stil jetese luksoz. Bëni gati një pozicion të sigurt kur të mbeteni pa gjë.
Shigjetari – Do prisni përfitime nga puna juaj. Por të ardhurat do pakësohen në fund të vitit. Bizneset tuaja do ecin njëtrajtësisht me përfitimet që do ju sjellin.
Bricjapi – Të ardhurat tuaja do jenë të kënaqshme e do qëndrojnë të qëndrueshme. Në muajt në vazhdim gjendja juaj financiare do përmirësohet.
Ujori – Nuk do kënaqeni nga të ardhurat që do mblidhni nga biznesi juaj. Do keni rrjedhje më të mirë të parave vitin e ardhshëm.
Peshqit – Do rriteni shumë financiarisht vitin e ardhshëm në krahasim me këtë që do ikë. Shpenzimet tuaja do ulen dukshëm. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.