Ja si duket anija e Elon Musk qe do dergoje 100 njerez...

Ja si duket anija e Elon Musk qe do dergoje 100 njerez ne Mars

60
SHPËRNDAJE

Në një konferencë të madhe për shtyp vjeshtën e kaluar Elon Musk dha detaje të gjera mbi vizionin e tij për një Sistem Transporti Ndërplanetar për të dërguar njerëz në Mars.

 

Udhëtimi i parë synon të vendosë 100 pasagjerë, dhe përfundimisht, në misionet e mëvonshme mund të rriten deri në 200, por, pavarësisht nga të gjitha informacionet që Musk ka ndarë, mbetet një mister se ku këta pasagjerë do të jetojnë gjatë udhëtimit 80-ditor.

 


Për të vizualizuar se si mund të duket përfundimisht seksioni i banimit i ITS-së studenti i arkitekturës Philip Lütken ka hartuar një plan të brendshëm të kapsulës, ku mund të akomodohen deri në 104 vetë. Plani ambicioz i Muskut do të jetë historik, nëse bëhet realitet, me qëllimin e krijimit të kolonisë së parë të njerëzimit në Mars. Bazuar në imazhet që SpaceX ka publikuar deri më tani, ai supozon se do të ketë dy ambjente në Sistemin e Transportit Ndërplanetar për të ndenjur dhe për të fjetur.

Këto janë të lidhura me një rrugë kryesore, të cilat janë bashkuar me dy kalime me zero-gravitet. Me një biletë rreth 200,000 dollarë (£ 157,000) dhe me parakushtin që kandidatët duhet të jenë ‘të përgatitur për të vdekur’, shpenzimet do të jenë të larta.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.