Ish/Ministri i Bujqesise tregon sekretin,Shqiperia eksportonte kanabis ne Zvicer

Ish/Ministri i Bujqesise tregon sekretin,Shqiperia eksportonte kanabis ne Zvicer

111
SHPËRNDAJE

Kultivimi në masë i bimës narkotike kanabis sativa e ka kthyer drogën në kryefjalën e ditës në Shqipëri. Mbjellja e hashashit, e perceptuar si një fenomen që “prodhoi” demokracia e veçanërisht tranzicioni pas viteve ’90 në fakt nuk rezulton kështu. “Tabunë” e mbjelljes së kanabisit në kohën e diktaturës, edhe pse jo në të tilla përmasa, e ka rrëzuar vetë ish-ministri i fundit komunist i Bujqësisë, Ahmet Osja. Në një rrëfim të shkurtër për agjencinë BIRN, ai bën me dije se me lejen e partisë-shtet PPSH, kanabisi mbillej në parcela pranë Universitetit Bujqësor në Kamëz. Dhe pikërisht droga që “kontrollohej” nga shteti komunist, eksportohej në Zvicër.Enver Hoxha, diktatori komunist që mbylli kufijtë e Shqipërisë përgjatë sundimit të tij stalinist dhe paranojak pas Luftës së Dytë Botërore, ndaloi kultivimin e kanabisit në vitin 1946. Kjo drogë qe tregtuar lirshëm për dëfrim dhe përdorim si ilaç gjumi për fëmijët.

Nën regjimin e Hoxhës, shteti mori kontrollin, duke e rritur atë si një bimë industriale për eksport, në terrenin e asaj që është sot Universiteti Bujqësor në Kamëz, një bashki në qarkun Tiranë. “Qe kanabis i cilësisë shumë të mirë’, – tha për BIRN Ahmet Osja, ministri i fundit i bujqësisë për partinë në pushtet para se komunizmi të rrëzohej në vitet 1991-92. ‘Zviceranët e kërkonin sepse qe cilësi e mirë dhe për shkak se qe i lehtë. Përdoret në farmaceutikë, bimë mjekësore dhe për litar’, – ka sqaruar për BIRN Osja, duke pohuar për herë të parë “të vërtetën” që pëshpëritej në heshtje gjatë dikturatës dhe me zë të lartë pas rrëzimit të saj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.