Irlanda perfiton nga Apple 14,5 mld $

Irlanda perfiton nga Apple 14,5 mld $

49
SHPËRNDAJE

Një nga mënyrat se si kompanitë mundohen të kursejnë para është nëpërmjet taksave. Ndodh që shuma totale në fund të bilancit mund të jetë shumë herë më e madhe nga sa është parashikuar.Çdo gjë varet nga mënyra se si një kompani është kontrolluar dhe vëzhguar nga organet kompetente .

Fatkeqsisht Apple-it i është kërkuar nga Bashkimi Europian t’i paguaj taksat Irlandes në vlerën 14.5 miliard $. Sipas disa raporteve, Apple dhe Irlanda kanë bërë një marrëveshje tatimore tepër fleksible dhe fitimprurëse për të dyja palët, por autoritetet e BE-se kanë vendosur në mënyrë të prerë se këto sasi parash përbëjnë ndihma shtetërore të paligjshme.
Sipas marveshjes Apple duhet të paguante taksën maksimale vetëm prej 1%,nga raporti i zakonshëm i korporatave prej 12.5%.
Sipas komisionerit të BE,Margrethe Vestager, shtetet anëtare nuk duhet të përfitojnë nga taksat prej kompanive të caktuara, pasi sipas rregullave të ndihmës se BE kjo është e paligjshme.
COE Tim Cook i Apple-it e ka kundërshtuar këtë vendim duke thënë: “Pavarsisht faktit se Apple dallohet lehtësisht që është e shinjestruar, më i thellë dhe i dëmshëm ky vendim do të jetë në investimet dhe krijimin e vendeve të punës në Europë.
Sipas teorise së komisonerit, çdo kompani në Irlandë rrezikohet të paguajë nga ligje që nuk kanë ekzistuar kurrë.” Kompania Apple dhe Irlanda kanë menduar ta apelojnë vendimin e marrë nga BE.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.