Iluminati

Iluminati

42
SHPËRNDAJE

Në fund të shekullit 17-të ishte një lëvizje kulturore e intelektualëve, e cila tani njihet si Epoka e Përndritjes apo Epoka e Arsyes Qëllimi i tyre ishte reformimi i shoqërisë duke përdorur arsyen për të sfiduar idetë e bazuara në traditë dhe religjion dhe ta avancojnë diturinë përmes metodave shkencore. Kjo lëvizje promovoi mendimin shkencor, skepticizëm dhe shkëmbimin intelektual, dhe në atë kohë ishte revolucion në mendimin njerëzor.

Image

Në vitin 1776 një filozof gjerman Johann Adam Weishaupt formoi një shoqëri sekrete në Bavaria të Gjermanisë të quajtur: Rendi i  Iluminatit, por vetëm pas ca viteve në 1785, ai u infiltrua dhe u shtyp nga agjentë të qeverisë të udhëheqësit të ri Charles Theodore. Theodore pa se si po u rritet popullariteti shoqërive të fshehta, si Rendi i Iluminatit, dhe i shihte si kërcënim që mund të përmbyste monarkinë bavariane. Prej asaj kohe nuk dihet se çka i ndodhi Rendit, i cili thuhet të ketë pasur rreth 2000 e më shumë anëtarë në gjithë Evropën.
Image

Prej asaj kohe deri më sot ka pasur shumë teori konspirative që Iluminatit ende ekzistojnë, dhe janë pas ngjarjeve si Revolucionit francez, vrasjes së John Kennedy dhe shumë besojnë se i kanë infiltruar qeveritë rreth globit dhe se po kontrollojnë dhe manipulojnë ngjarjet botërore për të krijuar një rend të ri botëror me një qeveri globale e cila do ta udhëhiqte tërë njerëzimin. Mirëpo nuk ka prova se iluminati bavarian i shpëtoi shtypjes në 1785.ImageSot ka disa organizata që pretendojnë se janë iluminatit e vërtetë, por asnjëra prej tyre nuk ka ndonjë provë. Ndryshe nga Iluminati origjinal bavarian të cilët dëshironin të qëndronin si shoqëri e fshehtë, organizatat sot nuk janë të frikësuar ta bëjnë ekzistencën e tyre publike – përmes website-eve dhe rrjeteve sociale, dhe shumicën e herëve e bëjnë këtë gjë për të tërhequr anëtarë të rinj.ImageGrupi (Rendi i Iluminatit) filloi me 5 anëtarë në vitin 1776  dhe plani ishte që të pestit të përdorin nga një emër tjetër unik, ku Weishaupt u bë Spartacus, kurse 4 të tjerët u emëruan: Ajax, Agathon, Tiberius dhe Erasmus Roterdamus, dhe preferonin të quheshin Perfectibilists në vend të Iluminati.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.