Hawkin: Ikni nga Toka,po vjen  fundi i botës.

Hawkin: Ikni nga Toka,po vjen  fundi i botës.

487
SHPËRNDAJE

Teoritë janë të shumta dhe data për fundin e botës janë dhënë shumë. Por këtë herë është një shkencëtar ai që e thotë faktin se fundi i botës është afër. Stephen Hawkin mbështet teorinë e tij se shumë shpejt mund të vijë edhe apokalipsi, e mund të ndodhë diçka e tillë si në filmin “Armagedon”.
Siç shkruan “International Business Time”, fizikanti ka thënë gjatë një konference në Oksoford se duhet të ikim nga planeti Tokë, pasi fundi do të vijë shumë shpejt. Sipas tij, brenda 1 mijë vitesh planeti Tokë do të shkatërrohet dhe ne duhet të gjejmë planetë të tjerë për të jetuar.
Ndërkaq disa teori të tjera thonë se fundi i Botës do të vijë në vitin 2017. Pohimet e tyre ata i bazojnë në statistika. Sipas asaj që shkruan “The Express”, ka një mundësi prej 0.2 për qindësh që fundi i botës të jetë në vitin e ardhëm.
Këtë e ka pohuar një studim i bërë nga doktori Fergus Simpson i universitetit të Barcelonës, në bazë të llogaritjeve që ai kë bërë në lidhje me rritjen e popullsisë në tokë.
Por edhe shumë grupe fetare thotë se fundi i botës është në vitin 2017. Pohimet e tyre ata i bazojnë në interpretimet që i janë bërë Biblës, sepse sigurisht që data nuk është shkruar në Librin e Shenjtë.
E sipas këtyre grupeve, fajtore për këtë gjë janë vetë njerëzit. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veç të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Po ju vetë që e lexuat, çfarë mendoni se do të ndodhë?

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.