Foto/Anija rishfaqet 90 vjet pasi u zhduk ne trekendeshin e Bermundes

Foto/Anija rishfaqet 90 vjet pasi u zhduk ne trekendeshin e Bermundes

182
SHPËRNDAJE

 
Rojet bregdetare kubaneze njoftuan sot në mëngjes se kishin zbuluar një anije pa ekuipazh pranë ishullit, e cila supozohet të jetë një transportuese mallrash që u zhduk në dhjetor të vitit 1925 dhe që atëherë mendohet se ka humbur në Trekëndëshin e Bermudas.


Autoritetet kubane zbuluan anijen për herë të parë më 16 maj, në afërsi të një zone të kufizuar ushtarake, në perëndim të Havanës.


Ata ishin të befasuar kur panë se anija ishte në të vërtetë një transportuese mallarsh gati 100-vjeçare, e identifikuar si “Cotopaxi”, një emër i lidhur me legjendën e Trekëndëshit tgë Bermudas . Nuk ishte askush në bord dhe anija duket se ishte braktisur për dekada të tëra, duke sugjeruar se kjo në fakt mund të jetë anija e mallrave që u zhduk në vitin 1925.


Një kërkim i plotë i anijes çoi në zbulimin e ditarin e kapitenit, por ai por nuk ka sjellë asnjë të dhënë se çfarë ka ndodhur në anije gjatë 90 viteve të fundit.
Eksperti kuban, Rodolfo Salvador Cruz, beson se ditari i udhëtimit të kapitenit është autentik. Ky dokument është plot me informacion të çmuar në lidhje me jetën e ekuipazhit para zhdukjen e anijes, por shënimet ndalojnë papritmas më 1 dhjetor, 1925. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.