Festivali ndërkombetar i akullit në Kinë

Festivali ndërkombetar i akullit në Kinë

47
SHPËRNDAJE

“Për gati një muaj në temperatura të acarta, specialistë nga Kina, Gjermania, Rusia, Koreja, SHBAja, Argjentina, Norvegjia, Finlanda, Kanadaja dhe Kazakistani, kanë punuar duke krijuar këtë mrekulli për vizitorët. Rreth 10 milionë vizitorë vendas edhe të huaj mbërrijnë çdo vit për të parë festivalin e akullit”. Në një shënim të lënë diku në cepin e njërës prej ndërtesave, shkruhej se ky festival është shumë herë më i madh se ai në Saporo të japonisë apo në Quebec të Kanadasë.

Të gjitha ndërtesat prej akulli ktheheshin në Disneyland shumëngjyrësh duke të mahnitur me bukurinë e tyre. Gjithçka, ndryshe nga ajo që pashë gjatë ditës. “Të gjitha ndërtesat prej akulli janë të lidhura me kabllo dhe ndriçim LED nga disa kompjutera qëndrorë. Gjithçka është mëse e sigurt për të eleminuar ndonjë aksident me energjinë, pasi kabllot janë të vendosura brenda blloqeve të akullit” thekson një tjetër punonjës i turnit të natës.

Festivali Ndërkombëtar i Akullit në Harbin, është më i madhi i llojit të vet në rang botëror. Ky është viti i 30të që nga nisja e tij për herë të parë në vitin 1985. Këtë vit e gjithë zona përfshin sipërfaqen e 600 mijë metrave katrorë duke kapur një shifër rekord në sipërfaqe, ndërtesa akulli dhe vizitorë që shikojnë këtë mrekulli krijuese të njeriut çdo vit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.