Emiratet e bashkuara po ndertojne ne shkretetire qytetin marsian

Emiratet e bashkuara po ndertojne ne shkretetire qytetin marsian

38
SHPËRNDAJE

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) kanë zbuluar planet për ndërtimin e një qyteti “Marsian” pikërisht këtu në Tokë, në shkretëtirën e Emirateve. Projekti do të kushtojë rreth 135 milion dollarë.
 

I njohur si qyteti shkencor i Marsit, ky kompleks 177, 000 metra katror do të izolohet plotësisht nga bota e jashtme, duke u dhënë mundësinë shkencëtarëve dhe inxhinierëve të simulojnë jetën në planetin e kuq.

Ky është projekti më i madh i këtij lloji dhe sipas raportimeve thuhet se aty do të qëndrojnë shkencëtarë, të cilët do të kryejnë eksperimente për rritjen e ushqimit, ruajtjen e furnizimeve dhe kushteve psikologjike të jetesës.
Plani është që i gjithë qyteti të jetë plotësisht i vetë-qëndrueshëm (i aftë për të vazhduar në një gjendje të shëndetshme pa ndihmën e jashtme) në mënyrë që të mund të zbatojë me saktësi presionet që astronautët do të përjetonin pa ndihmën e jashtme.

Përveç studimit se si njerëzit mund të jetojnë në Mars, Emiratet e Bashkuara Arabe do të nisin gjithashtu anijen e parë kozmike në 2020. Ajo do të mbërrijë në Mars deri në vitin 2021 ku do të studiojë peizazhin dhe atmosferën e tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.