E kishit vënë re që orat nëpër reklama shënojnë gjithmonë këtë orar?

E kishit vënë re që orat nëpër reklama shënojnë gjithmonë këtë orar?

40
SHPËRNDAJE

E keni vrarë ndonjëherë mendjen se përse orat nëpër reklama shënojnë gjithmonë të njëjtin orar? Asgjë nuk është e qëllimshme, edhe kjo është një strategji marketingu që kompanitë prodhuese e përdorin prej kohësh. Nëse kërkon në internet për ora të çfarëdolloj forme, marke, çmimi, ato të gjitha do shënojnë 10:10. Është e vështirë të gjesh një që nuk ka këtë orar.

Sipas një artikulli nga “New York Times”, ky pozicion i akrepave lejon që të duken për konsumatorët logoja dhe marka e orës.

Duke qenë se të dyja këto shënohen kryesisht në pjesën e sipërmë të orës, nëse do pozicionoheshin për shembull në 12:05 apo 1:20 ato do mbulonin pamjen. Nëj tjetër strategji është dhe mbajtja e dorës në anën e kurrizit. Në këtë mënyrë duket sikur ora i’u buzëqesh shikuesve. Nëse s’doni që të reklamoni një orë “të mërzitur” mos e mbani kurrë dorën nga ana e pëllëmbës!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.