E dinit me pare zbulimin mbi Jupiterin?!

E dinit me pare zbulimin mbi Jupiterin?!

52
SHPËRNDAJE

Edhe pse e dimë se Jupiter është planeti më i madh në sistemin tonë diellor, një studim i ri ka konfirmuar teorinë se është edhe më i vjetri.

 

Në studimin e parë të bërë deri më sot për përcaktimin e moshës së Jupiterit, studiuesit kanë zbuluar se gjigandi i gazit është 4.5 miliard vjeç. Duke parë përbërjen e meteoriteve të hekurit, ata zbuluan se baza solide e Jupiterit u krijua rreth një milion vjet pasi u formua sistemi diellor, 4.6 miliard vjet më parë.

 


Ndërsa modelet e mëparshme parashikonin se Jupiteri u formua relativisht herët, studimi, nga një ekip ndërkombëtar studiuesish, i udhëhequr nga Laërence Livermore National Laboratory në Kaliforni, është i pari deri më sot që përcakton kohën e formimit të tij.

Dr Thomas Kruijer, i cili udhëhoqi studimin, tha: “Ne nuk kemi asnjë mostër nga Jupiteri (në ndryshim nga trupat e tjerë si Toka, Marsi, hëna dhe asteroidet). Në studimin tonë, ne përdorim nënshkrimet e izotopeve të meteoriteve (që rrjedhin nga asteroidet) për të gjetur moshën e Jupiterit.”

Jupiter është planeti më i madh dhe ekzistenca e tij ka një efekt të madh në sistemin tonë diellor.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.