Derrat detyrojnë banorët te braktisin qytetin

Derrat detyrojnë banorët te braktisin qytetin

32
SHPËRNDAJE

Në qytetin Namie në Japoni banorët janë detyruar të shpërngulen, pasi qyteti është pushtuar nga derrat e tërbuar. Kjo nuk ka ndodhur si pasojë e ndonjë epidemie që ka shpërthyer në Japoni, por për shkak se derrat janë ushqyer në livadhet që ndodhen pranë ish-rrënojave të termocentralit Daiichi.

Ky termocentral u godit nga një cunami në 11 mars të vitit 2011, edhe pse e gjithë zona u evakuua dhe u ndërmorën masa për largimin e radioaktivitetit, barërat që kanë mbirë pranë rrënojave të termocentralit ende kanë nivele të larta të radioaktivitetit. Banorët e qytetit bregdetar Namie u shpërngulën të gjithë për një periudhë 6 vjeçare me shpresën se kur të ktheheshin nuk do të gjenin më gjurmë të radioaktivitetit, por eksperimenti me derrat tregoi se radioaktiviteti është ende i pranishëm.


Barërat që derrat kanë ngrënë pranë livadheve të termocentralit i kanë bërë të duken më shumë si ujqër sesa si derra, pasi kanë arritur të kafshojnë dhe hekurat e kafazeve ku ishin mbyllur. Deri tani është kapur shumica e derrave dhe punonjësit bashkiak janë detyruar t’i vrasin.
Këta derra të tërbuar nuk janë bërë rrezik vetëm për qytetin Namie, por edhe për qytetin Tomioka, ku më shumë se 13 ekipe kanë filluar patrullimin me avion për asgjesimin e tyre. Autoritet japoneze kanë ngritur alarmin, se në këto zona nuk duhet të konsumohet as peshku, pasi dhe ai mund të jetë i ekspozuar ndaj radioaktivitetit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.