Del në sipërfaqe kisha

Del në sipërfaqe kisha

45
SHPËRNDAJE

Mbetjet e një kishe 400 vjeçare kanë dalë në sipërfaqen e një rezervuari në shtetin e Meksikës Jugore, Chiapas.

Thatësira në rajon bëri që niveli i ujit të binte në 25 metra, duke nxjerrë kështu strukturën antike në sipërfaqe, për herë të parë pas shumë vitesh.

Ndërtesa ka lidhje me Friar Bartolome de las Casas, Bishopi i parë i Chiapas.

Besohet se ai mbërriti në Meksikë në vitet 1540 sëbashku me një grup murgjish, dhe ndërtoi kishën.
Sipas kërkimeve të historianëve, kisha është ndërtuar nga eksploruesit spanjollë.

Kisha fantazmë, e dalë në sipërfaqe, është ngritur 9 metra. E gjithë struktura është rreth 56 metra e gjatë dhe 13 metra e gjerë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.