Deklarata e ish-zyrtarit :Princesha Diana ka pasur 20 të dashur pas divorcit

Deklarata e ish-zyrtarit :Princesha Diana ka pasur 20 të dashur pas divorcit

98
SHPËRNDAJE

Pas divorcit me princin Charles, princesha Diana pati të paktën 20 të dashur. Deklarata shokuese vjen nga një intervistë me Dai Davis, ish-zyrtar i Policisë Metropolitane të Londrës, që do të botohet në revistën e përjavshme italiane ”Chi”. Për tre vite rresht, nga 1995-a deri në vitin 1998, Dai Davis komandoi 450 persona të ngarkuar për ruajtjen e pallatit mbretëror, Windsor.

 

Mes personazheve më të njohur ishte regjisori dhe aktori amerikan, Kevin Costner, i cili dëshironte që Diana të interpretonte vazhdimin e filmit ”The Bodyguard”, edhe pse kjo e fundit nuk kishte asnjë qëllim për t’u shfaqur në filma. “I pëlqente shoqëria e meshkujve. I pëlqente gjahu: të ishte e gjuajtur dhe të gjuante”, shprehet Davis.
Ish-shefi i sigurisë heq një herë e përgjithmonë dyshimet që Harry nuk ishte djali i Charles dhe se Diana ishte viktimë e një atentati.
Davis e shpjegon duke zbuluar një detaj që deri tani ka mbetur mister. “Atë ditë (31 gusht 1997), princesha ndryshoi itinerarin në momentin e fundit. Duhej të shkonte në Itali, por pastaj shkoi në Paris me Dodi Al Fayed.
Ishte e pamundur të organizoje një atentat me këtë ndryshim programi. Këmbëngul se njeriu përgjegjës për vdekjen e Dianës ishte shoferi Henri Paul. Ishte i dehur dhe nuk duhej ta ngiste makinën”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.