Britani:Kontroll nga dhembet shqiptareve per moshen

Britani:Kontroll nga dhembet shqiptareve per moshen

49
SHPËRNDAJE

Shumë prej shqiptarëve që kërkojnë azil në Britani kanë mashtruar në lidhje me moshën. Sipas ‘Daily Mail’ shqetësimi është ngritur nga mësuesit e shkollave ku mësojnë azilantët shqiptarë, të cilët prezantohen si fëmijë, por në fakt janë në moshë madhore.
Për këtë arsye autoritetet britanike propozojnë kontrolle më të rrepta, duke përfshirë edhe kontrollin e dhëmbëve.
Sipas autoriteteve britanike, rreth 500 shqiptarë hynë në Britani gjatë vitit të kaluar, duke mashtruar për moshën e thanë se ishin fëmijë, por mashtrimi u zbulua shpejt dhe ata u kthyen mbrapsht.
Nevoja për shmangien e këtij problemi solli disa propozime, mes të cilave edhe kontrollin e dhëmbëve me rreze X, për të hequr dilemat rreth moshës reale.

Vetëm në një zonë në jug të Londrës rezulton se janë gjithsej 214 fëmijë shqiptarë azilantë. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.