Brad Pitt me nje resort luksi ne Kroaci

Brad Pitt me nje resort luksi ne Kroaci

67
SHPËRNDAJE

Aktori amerikan Brad Pitt pritet të ndërtojë një resort luksoz në Kroaci. Sipas planit, Pitt do të ndërtojë një hotel buzë detit, disa vila, një fushë golfi, disa dyqane dhe restorante, të gjitha këto në qytetin e vogël të Zablace në brigjet dalmate.
Aktori vizitoi Kroacinë të enjten duke zhvilluar një tur në zonën ku pritet të ndërtohet resorti luksoz që do të kushtojë 1.5 miliard dollarë amerikanë. Kjo do ta transformojë qytetin e Zablaces në një komunitet modern që gjithashtu mbron ekonologjinë, shkruan revista amerikane People.

Ylli i hollivudit e ka vizituar Kroacinë disa herë së bashku më bashkëshorten e tij Angelina Jolie duke kaluar pushimet në këtë vend që sipas tij është me i bukuri në botë. Brad Pitt është mahnitur nga arkitektura kroate, plazhet e pastra dhe njerëzit e sjellshëm dhe plot sharm

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.