“Bota e Çaplini”

“Bota e Çaplini”

51
SHPËRNDAJE

Pas 15 vitesh planifikimi në Zvicër hapet muzeu “Bota e Çaplinit”. Muzeu do të tregojë të gjithë jetën dhe veprën e legjendës televizive Çarli Çaplin. Muzeu lokalizohet në një park 14 hektarësh në pronën e Manor de Ban, ku Çarli Çaplin bashkë me bashkëshorten dhe tetë fëmijët e tij i kaloi 25 vitet e fundit të jetës së tij.

 

Ato u detyruan të largohen nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1950 për shkak se aktori i njohur akuzohej se ishte simpatizant komunist. Ekspozita me stil të një studio hollivudiane përfshin një sërë fotografish nga jeta dhe vepra e Çaplinit dhe një mjedis i stimuluar nga filmat e njohur klasik të tij. Pjesë e ekspozitës gjithashtu janë figura që kanë ndikuar në krijimtarinë e tij artisike.

“Ai ishte shumë i famshëm prandaj gjithmonë përfundonim duke biseduar për të me njerëzit, “ babai jot kështu, babi jot ashtu”. Kështu ne gjithmonë e kemi ndarë atë me tjerët, por në të njëjtën kohë kemi pasur edhe shumë momente të bukura bashkë”, u shpreh Mishel Çaplin, djali i Çarli Çaplinit.

Edhe, pasi Çarli Çaplin ndërroi jetën në vitin 1977 në moshën 88 vjeçare, familja e tij vazhdoi të jetojë në Zvicër. Projektimi i muzeut ka hasur në shumë probleme, vetëm pas 7 vitesh negociatash projektuesit arritën ta marrin lejen e ndërtimit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.